Napoli befason, ofertë konkrete për yllin e Premier Ligës

Napoli nuk ia doli të nënshkruajë me Nikolas Pepe, edhe pse ishin shumë pranë firmës së tij, pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë zgjodhi ekipin e Arsenalit për të vazhduar karrierën. Si pasojë, napolitanët kanë hedhur sytë nga Uilfrid Zaha.

Ylli i Kristal Palas ka shprehur zyrtarisht dëshirën për tu larguar nga ekipi londinez dhe Napoli ka përgatitur një ofertë prej 65 milionë eurosh për firmën e tij. 26-vjeçari luan në të dy krahët e sulmit dhe është një futbollist që u ndoq me shumë interes nga Arsenali, para se “Topçinjtë” të siguronin firmën e Pepe.

Ançeloti është një admirues i Uilfrid Zaha dhe madje e njeh mirë, në kohën kur ishte trajner i Çelsit. Zaha ka dalë nga akademia e Mançester Junajtid dhe aktivizohet te Palas prej 4 sezonesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *