Napoli-Atalanta bëhet e madhe, deputetët diskutojnë ndërhyrjen e qeverisë në Serinë A

Arbritrat në Itali janë bërë më shumë se kurrë shënjestër në Serie A, pas atyre polemikave që lindën dje në mbrëmje, ku më rasti më i pastër ishte në ndeshjen Napoli-Atalanta. Një ndërhyrje aspak e rregullt e Kjaer drejt Lorentes në zonë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo atë të Giacomellit, i cili e cilësoi gjithçka si të rregullt duke e lënë lojën të vijojë normalisht.

Raste të tilla që vendosin edhe fatin e ndeshjeve nuk janë larguar ende nga skena e futbollit italian edhe pas vendosjes së sistemit VAR dhe për këtë arsye irritimi i tifozëve dhe klubeve sa vjen e shtohet. Madje pas situatës së mbrëmshme, ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha, teksa kjo çështje është shtryar edhe në parlamentin e Italisë.

Kështu, senatorë dhe deputetë italianë kanë vendosur që qeveria të sigurojë paanshmërinë dhe rregullsinë në kampionatin e Italisë, duke paraqitur kërkesën e tyre drejt Ministrit të Sporteve si në Palazzo Madama ashtu edhe në Montecitorio.

“Pas asaj që ndodhi në ndeshjen Napoli-Atalanta, qeveria ndërmerr iniciativa për të siguruar rregullsinë dhe paanshmërinë e kampionatit në Serie A për miliona tifozë të futbollit”, përmban kërkesa e ardhur nga senatorët dhe deputetët e partive politike të Italisë./Sport Ekspres/