Napoli arrin akordin, 36 milionë euro për të blinduar mbrojtjen!

Napoli duket se do të jetë mjaft aktiv merkaton e kësaj vere, me të kaltrit që janë lakuar për transferimin e disa lojtarëve në “San Paolo”.

Pak momente më parë, gjiganti “Sky Sport”, ka raportuar se Napoli ka gjetur akordin për sa i përket transferimit të Kostas Manolas. Drejtuesit e të kaltërve do të paguajnë klauziolën e grekut, që është 36 milionë euro.

Tashmë, pritet që të vijë edhe firma e Manolas në kontratë, me 28-vjeçarin që do të ishte një përforcim i bujshëm për Napolin. Greku kërkohej me ngulm edhe nga Arsenali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *