Naiviteti i mbrojtjes i kushton përsëri Kosovës

Të besuarit e Bunjakit koleksionojnë humbjen e radhës, duke u mposhtur 1-4 nga Turqia. Goli i Rrahmanit dhe kartoni i kuq i Bernard Berishës ishin dy episodet e vetme për “dardanët” në këtë ndeshje

Kosova mundet përsëri nga Turqia, këtë herë në “Loro Boriçi”. Rrjeta e Amir Rrahmanit vlen vetëm për statistikë, përballë një Turqi që nuk e vuri në asnjë moment në diskutim triumfin. Përveç rezultatit, ajo që shqetëson më shumë është naiviteti i lojtarëve kosovar, që vijojnë dhe bëjnë dhurata për kundërshtarët. Në Shkodër, kësaj here të tradhtuar dhe nga tifozët, që ndryshe nga takimet e mëparshme nuk e kishin mbushur stadiumin. Barazim i përkohshëm i Rrahmanit krijoi për pak minuta iluzionin se mund të kishim një rezultat pozitiv, por gjithçka u mbyll pa kaluar 10 minuta. Sikur të mos mjaftonte rezultati i thellë, Kosova u detyrua ta mbyllte takimin me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Bernard Berishës, i cili koleksionojë dy të verdhë për protestat e shumta dhe për një stimulim. Një mbrëmje “JO”  për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *