Naingolan dëshiron qëndrimin, Interi tregohet i “pashpirt”

Naingolan dhe Interi e kanë “shkërrmoqur” marrëdhënien e tyre. Marota ditë më parë ja tregoi shkoqur atij dhe Ikardit se nuk janë në planet e klubit dhe duhet të gjejnë skuadra të tjera. Naingolan tani ka dalë kundër dëshirës së drejtorit dhe Kontes.

Belgu dëshiron qëndrimin në Milano edhe nëse nuk do të luante rregullisht. Arsyeja është gruaja e tij, Klaudia. Ajo sapo ka nisur seancat e trajtimit me kimioterapi, pas diagnostifikimit me kancer. Ndërrimi i skudrës për Naingolan është shumë i vështirë.

Ofertat nga Kina kanë qenë të njëpasnjëshme për të, por ai i ka mohuar menjëherë. Mundësia e vetme janë skuadrat italiane. Për momentin qëndrimi në Itali është shumë i rëndësishëm për të. Me Interin që nuk e vë dorën në zemër, duke mos ndryshuar qëndrim, Naingolan do i duhet të bisedojë më një klub tjetër përtej Adriatikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *