Naingolan: Bëmë detyrën, Ikardi? Na nevojitet çdo lojtar!

Inter mori një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme, teksa triumfoi përballë Sampdorias me shifrat 2-1. Një ndeshje, ku golin vendimtar e shënoi Raxha Naingolan. Piëkrisht, ky i fundit ka folur për mediat pas sfidës, ku është shfaqur i lumtur për suksesin dhe golin si dhe ka folur për çështjen “Ikardi”.

Ekipi dhe Naingolan – “Ekipet që janë pas nesh po bëjnë mirë, kështu që ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Gjithashtu, jemi në Europa League, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë. Pata disa probleme, por tani jam i fokusuar vetëm për të luajtur futboll dhe për të dhënë më të mirën për ekipin.”

Çështja Ikardi – “Mendoj se ka pasur shumë diskutime për gjëra që nuk janë pjesë e futbollit dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Shpresoj që ta zgjidhin sa më shpejt, sepse jemi një skuadër e bashkuar dhe duam të fitojmë bashkë. Ikardi gjithmonë i ka kaluar momentet e vështira dhe shpresoj si për të, ashtu edhe për ne ta kalojë këtë moment sa më shpejt të jetë e mundur. E ka treguar dhe më parë që është i aftë ta bëjë diçka të tillë. Nëse duam të shkojmë larg na nevojitet çdo lojtar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *