Nagelsman firmos për Lajpcigun, transferohet pas një viti

Befasi në Bundesligën gjermane: Julian Nagelsman transferohet te RB Lajpcigu, por prej vitit të ardhshëm.

Trajneri 30-vjeçar mund të merrte Bajernin, por refuzoi pas bisedimeve para disa muajve, ndaj vendimi i tij ka qenë i habitshëm.

Megjithatë, trajneri më i talentuar i Bundesligës dhe ndoshta Europës ka preferuar të grumbullojë eksperiencë tek Hofenhajmi, aty ku i kanë dhënë besim te paparë dhe kualifikimi në Champions League ka qenë shpërblimi.

Qe prej emërimit në stolin e Hofenhajmit, Nagelsman ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, aq sa në dy vitet e tij në drejtim vetëm Bajerni dhe Dortmundi kanë grumbulluar më shumë pikë se Hofenhajmi.

Interesante strategjia e Lajpcigut, që punon shumë me talentet dhe investon fuqishëm te lojtarë në moshë të re, por tani zgjedh edhe një trajner të ri në moshë, për të vazhduar në rrugën e rinisë, me pak shpenzime dhe me shumë punë, si për t’i treguar Gjermanisë se nuk e meriton gjithë urrejtjen që i është adresuar vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *