Naftëtari, premio speciale për të mposhtur Luftëtarin

0

 

Ndeshja ndaj Luftëtarit shihet edhe si një finale e parakohshme në qytetin e Kuçovës, ku janë disa biznesmenë të njohur vendas, që po stimulojnë skuadrën e tyre, vetëm për të marrë 3 pikët,. Madje edhe vetë kryebashkiaku Bardhyl Gjyzeli, ka zgjidhur “qesen”, vetëm që skuadra të fitojë të shtunën në “Bashkim Sulejmani”.

“S’kemi pse ta fshehim që përballja e radhës është nga më interesantet, për vetë faktin se skuadra e Luftëtarit si një skuadër e njohur dhe me traditë bën edhe surpriza jashtë fushës. Për mua personalisht si kryebashkiak dhe presidenti i skuadrës kuçovare, kam mendimin se kundërshtari ynë duhet vlerësuar maksimalisht dhe se duhet llogaritur mbi gjithçka nevoja jonë e domosdoshme për fitore në këtë përballje. Mua si president i Naftëtarit, më vjen mirë për dy gjëra që janë tërësisht në favorin tonë, ku së pari një grup biznesmenësh vendas dhe jo të tillë më kanë shprehur hapur se do të investojnë dhe motivojnë skuadrën tonë për 3 pikët me një premio”, ka konfirmuar kryebashkiaku-president, Gjyzeli. Edi SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.