Naftëtari i shpall të padëshiruar, 6 titullarë shkojnë te Skrapari

I larguan si të padëshiruar nga Naftëtari, por duket se kjo ka bërë që sezonin e ardhshëm të ndizet keqas një derbi krahinor. Gjashtë futbollistë janë larguar nga skuadra kuçovare dhe ë gjithë kanë zgjedhur të shkojnë tek Skrapari, që është ndryshe edhe skuadra rivale e Naftëtarit në kampionatin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Për këtë arsye, pritet që në kampionatin e ardhshëm të ketë edhe një rivalitet dyfish më të madh midis dy skuadrave të njohura të qarkut Berat. Më konkretisht, janë gjashtë futbollistë që janë shpallur si të padëshirueshëm nga ana e teknikut Fraholli te Naftëtari dhe që kanë gjetur “strehë” tek skuadra e Skraparit.

Janë emra të njohur të futbollit kuçovar si ikonat  e kësaj skuadre Sajmir Gega, Enea Kajo, që kanë mbajtur dhe shiritin e kapitenit tek Naftëtari, apo Lisjan Hadaj, Azis Pepa, Klajdi Pepa e Xhaferr Kajo, si dhe priten edhe dy-tre futbollistë të tjerë, që me kalimin zyrtar tek Skrapari, pritet që të ndezin akoma më shumë rivalitetin midis dy skuadrave rivale të së njëjtit qark.

“Mund të them vetëm një fjalë ndaj stafit teknik kuçovar dhe vetë teknikut Fraholli: ‘do të pendohet për këtë lëvizje të gabuar dhe do të hakmerremi ndaj tij në fushën e blertë, duke mbrojtur ngjyrat dhe interesat e Skraparit’, është shprehur qendërmbrojtësi i njohur Enea Kajo.

Ditën e enjte Skrapari, me përforcimet më të fundit, do të zhvillojë miqësoren e tij të parë, ndaj skuadrës së Urës Vajgurore, Osumit.

Edi Spahiu 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *