Nadal vuan dhe kalon në gjysmëfinale, Uilliams bën detyrën

Rafael Nadal ka kaluar në gjysmëfinale të US Open dhe për të nuk ka qenë e lehtë kundër austriakut Dominik Thiem. Spanjolli e nisi si mos më keq, teksa setin e parë e humbi 0-6, por më pas erdhi reagimi dhe Nadal e çoi lojën në 2-1 me sete.

6-4 dhe 7-5 triumfoi tenisti spanjoll, ndërkohë që Thiem baraspeshoi gjithçka pasi setin e katërt e fitoi 6-7. Gjithsesi Nadal në fund ia doli të fitonte setin e fundit, duke fituar 7-6 me “game”. Në gjysmëfinale gjen Huan Marin De Potro. Argjentinasi kaloi në çerekfinale amerikanin Xhon Isner me përmbysje: 3-1 (6-7, 6-3, 7-6, 6-2).

Serena Uilliams te femrat ka bërë përpara dhe ka kaluar gjithashtu në gjysmëfinale. Fitore 2-0 (6-4, 6-3) e amerikanes ndaj cekes Karolina Pliskova, në një ndeshje të dominuar prej saj. Tani Uilliams kërkon finalen dhe për këtë duhet të mundë tenisten letoneze, Anastasija Sevastova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *