Nadal shumë i fortë për Federer, spanjolli në finale për titullin e 12-të

“Dueli i superheronjve”. Këto fjalë kishte zgjedhur spanjollja AS për të përshkruar gjysmëfinalen e “Roland Garros” midis Rafael Nadal dhe Roxher Federer. Një ndeshje e bukur u zhvillua, por në fund triumfoi spanjolli, i cili është fantastik në fushat me dhe.

Nadal i fitoi të tre setet me rezultatet 6-3, 6-4, 6-2 dhe tani do të përballet në finalen e madhe kundër Novak Xhokoviç ose austriakut Dominik Thiem (për momentin kryeson 1-0 me sete). 11 herë ka arritur të fitojë spanjolli Roland Garros, ndërsa 37-vjeçari zvicerian, i cili u largua mes duartrokitjeve të publikut, nuk merrte pjesë që nga viti 2015 në turneun francez.

Me këtë fitore, Nadal e përmirësoi rekordin e tij kundër Federer, me 24 fitore dhe 15 humbje. Nesër në orën 15:00 zhvillohet finalja e madhe dhe Nadal do të kërkojë triumfin e 12-të në kompeticionin e tij të preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *