Nadal rikthehet mbreti i tenisit, triumf në US Open

Rafael Nadal ka triumfuar për të tretën herë në US Open, duke mundur në finalen e sotme afrikano-jugorin Kevin Anderson me një dominim total në tre sete, në 2 orë e 27 minuta 9 (6-3, 6-3, 6-4). Ishte triumfi i parë në Amerikë që prej vitit 2013, me tenistin spanjoll qëka fituar turneun e 16-të të Grand Slam-it në karrierë. Ishte finalja e tretë për këtë vit për Nadalin, që ka fituar 6 nga 8 finalet e tij të fundit. Vetëm 4 tenistë kanë më shumë triumfe në US Opean: Pit Sampras, Xhimi Konors, Federer (nga 5 trofe) dhe Xhon MekEnro (4).

Kthim në majë, pikërisht kur nuk pritej, sepse deri para pak kohësh Nadal vuante nga dëmtimet dhe dukej në fundin e karrierës. Pas triumfit të sotëm, Nadal është vetëm 3 turne madhorë larg gjigantit tjetër Roxher Federer, por nuk mendon shumë për rekordet: “Ai ka stilin e vet, unë timin, nuk mendoj shumë për rekordet. Megjithatë, ju garantoj se do të jem në lojë edhe për disa vite”.

Për herë të shtatë në histori një finale në Grand Slam vinte përballë dy tenistë mbi 30 vjeç, ndërsa për të katërtën herë në karrierë Nadal fitoi të paktën dy turne madhorë brenda vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *