Nadal ia del, siguron finalen magjike ndaj Federerit

0

Ashtu si pritej dhe si shpresonin gjithë tifozët e tenisit, do të jetë Rafael Nadal kundërshtari i Roxher Federerit në finalen e madhe të Australian Open.

Pas një maratone të zgjatur thuajse 5 orë, spanjolli mposhti në 3 sete (6-3, 5-7, 7-6, 6-7, 6-4) bullgarin Grigor Dimitrov dhe tani kërkon titullin e 15-të në turnetë e Grand Slam.

Për herë të fundit Nadal ka triumfuar në Roland Garros në vitin 2014, kur mundi serbin Xhokoviç, ndërsa që atëherë rënia ishte e vazhdueshme, aq sa u fol edhe për tërheqje nga tenisi.

Megjithatë, është viti i “Feniksit”, sepse si Nadal, ashtu edhe Federer, kanë treguar se klasi nuk vdes kurrë, pavarësisht nga mosha.

Pas fitores, Nadal tha: “Jam shumë i lodhur, Grigor po luante në mënyrë të pabesueshme, e kam të vështirë t’i përshkruaj emocionet. I falënderoj tifozët, kanë qenë të mrekullueshëm me mua, gjatë gjithë dy javëve të fundit. Nuk e ëndërroja kurrë që të kthehesha në një finale, por ja ku jam dhe ndihem shumë me fat. Jam shumë i lumtur për veten, por edhe për Federer, sepse do të jetë një moment shumë i bukur për ne. Nuk gënjej dot, do të jetë diçka shumë e veçantë të ndeshem me Federer në finale. Kemi stile të kundërt loje, mendoj se rivaliteti ynë i ka bërë mirë tenisit, ndeshje të tilla e bëjnë edhe më të madh këtë sport”.

Përballjet direkte i buzëqeshin spanjollit, i cili kryesor 23-11 ndaj Federerit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image