“Na trajtuan sikur u goditëm me kanoçe birre”

0

Trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel ka kritikuar ashpër UEFA-n që vendosi zhvillimin e ndeshjes mes Dortmundit dhe Monakos diçka më pak se 24 orë pas sulmit me bomba ndaj autobusit të Borusias. Trajneri i vdrdhezinjve ka nënvizuar se do të kishte dashur më shumë kohë për ta përgatitur këtë takim, pasi lojtarët nuk kanë qenë të qetë pas asaj çfarë ndodhi.

“Do të kisha dashur të kishim më shumë kohë në dispozicion. Është e vështirë të luash pas më pak se 24 orësh pas një ngjarje si ajo e të martës. Nuk e kuptoj nxitimin e UEFA-s për të vendosur menjëherë për luajtjen e takimit një ditë më pas. Ajo çfarë ndodhi të martën nuk ishte diçka për t’u nënvlerësuar”- ka thënë Tuhel. Sakaq, ai e ka mbyllur me këtë ironi: “Na trajtuan sikur të na kishin goditur autobusin me një kanoçe birrë dhe ne ende s’e dimë se cili ishte qëllimi i atentatit”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here