“Na kërkon Milani, ka një avantazh”, Boban përgatit surprizën e parë

Milani ka nevojë për përforcime në çdo repart, përveç portës. Për repartin e sulmit pëlqehet shumë Andrej Kramariç. Kroati ka një kontratë me Hofenhejmin deri në vitin 2021, por kjo verë mund ta transferojë në një ekip tjetër.

Diçka të tillë e pranon agjenti i tij. Vinçenco Kavaliere konfirmon interesimin e Milanit për 27-vjeçarin, por kuqezinjtë duhet të nxitojnë. “Asi” Boban duhet përdorur, pasi rivaliteti për të siguruar lojtarin ofensiv është i madh.

Kramariç i pëlqen Milanit, por edhe gjysmës së Europës. Nuk mund ta them me saktësi, por çmimi i kartonit varion 30-40 milionë euro. Është një nga sulmuesit më të mirë, por kuqezinjtë kanë një avantazh: Zvonimir Boban. Prezenca e tij në klub mund të ndikojë. Boban e ndjek kombëtaren kroate dhe i di cilësitë e Kramariç. Andrej ka shënuar gola deçiziv, të cilët ishin jetik për kualifikimin e Kroacisë në Botëror”, përfundon agjenti i lojtarit.

Tjetër lëvizje pritet të ndodhë në kampin milanist, por tani një dalje. Diego Laksalt mund të largohet. Rendimenti i uruguaianit nuk ka bindur dhe një ofertë e mirë mund ta largojë nga Milani. Për të interesohen Atalanta, Torino dhe Njukasëlli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *