“Na kanë shitur ndeshjen”/ Akuza nga vetë zyrtari i ekipit, ish-lojtari i Partizanit jep shpjegime para drejtësisë

Llapi e ka humbur ndeshjen e fundit ndaj Drenicës në shifrat 0-2, ndërsa në fundin e saj janë hapur shumë polemika. Vetë sekretari Muhamet Rexhepi ka akuzuar lojtarët e tij te Llapi se kanë shitur ndeshjen.

Shigjetat janë drejtuar te Mentor Zhdrella, që disa vite më parë ka luajtur edhe te Partizani, por edhe Labinot Osmanin. Nuk ka vonuar shumë dhe drejtësia ka hapur hetim mbi këtë rast të paprecedent që ka ndodhur në Kosovë. Futbollistët kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me këtë përballje përpara drejtësisë, ndërsa presin që në ditët në vijim të zbardhet e plotë edhe kjo çështje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *