“Na jepni titullin para kohe”! Te Barcelona e kanë seriozisht, i mundi Reali dhe vetëm 2 pikë larg

La Liga është ndalur përkohësisht, por Barcelona dukest se kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të kërkuar titullin kampion që 11 javë përpara përfundimit të plotë të tij. Ende nuk dihet se si do të procedohet për këtë sezon, ndërsa katalanasit po përgatisin terrenin për rastin nëse ekipet spanjolle nuk do të zbresin sërish në fushë.

Barcelona aktualisht mban vendin e parë në renditje me vetëm 2 pikë më tepër se Reali dhe kjo është një arsye për ta që të kërkojnë trofeun e La Ligas, ndërsa theksojnë edhe faktin se janë shpallur kampionë të dimrit këtë sezon e se janë përballur me të gjithë klubet e tjera.

Megjithatë ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për katalanasit, të cilët kanë humbur në përballjen kokë më kokë me kundërshtarët e tyre më të mëdhenj, Realin e Madridit. Madje, e kanë parë veten pas galaktikëve deri në javën e fundit të kampionatit, ku përfituan nga humba e Realit për të rrëmbyer kështu kreun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *