Myler i përgjigjet Efenbergut: Nuk është Bajerni problemi i Gjermanisë!

0

Tomas Myler ka komentuar për televizionin gjerman “Sport1” afrimin e ndeshjeve ndërkombëtare, sfidat që presin Bajernin, blerjen e mesfushorit Gorecka dhe idenë e ish-mesfushorit të Bajernit, Stefan Efenberg, i cili kërkon reformë në Gjermani, për të ulur dominimin e Bajernit.

Diferenca – I pyetur për efektet negative që mund të sjellë diferenca e madhe e pikëve në kampionat për formën e ekipit gjatë ndeshjeve te Ligës së Kampionëve Myler tha:”Kur të vijë koha e ndeshjeve të Evropës do tu tregojmë që jemi më në formë se kurrë. Them se diferenca e madhe nuk na shpërqendron. Jemi një ekip profesionistësh, e dimë vështirësinë që paraqesin kundërshtarët në Ligën e Kampionëve, prandaj do t’u japim atyre vlerësimin maksimal, por pa e tepruar, pasi ne jemi ndër ekipet më mira në Evropë.”

Gorecka– Gjermani foli edhe për mesfushorin e Shalkes, Leon Gorecka, i cili do t’u bashkohet bavarezëve sezonin e ardhshëm. “Gorecka është një mesfushor shumë cilësor, por mendoj se kemi folur mjaftueshëm për këtë temë. Kam një kritikë për mediet për sa i përket Goreckës. Ai është vënë nën qendrën e vëmendjes dhe kjo e ka vënë në presion të madh. Veprime të tilla nuk janë të hijshme”,  tha 28-vjeçari.

Efenberg– Myler gjithashtu komentoi edhe për reformat “Anti-Bajern” për ndryshimin e formulës së Bundesligës. “Gjithmonë duhet të shikojmë për përmirësime, por idetë e Efenbergut më duket qesharake. Unë arrij të kuptoj shqetësimet e Efenbergut, por nuk mendoj se problemi i Bundesligës jemi ne. Duhet të përpiqemi të afrojmë fansat nëpër stadiume me anë rritjes së cilësisë së futbollit. Ndryshimi i formulës së kampionatit më duket një lëvizje shumë radikale dhe jo fortë menduar.”- përfundoi Myler.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.