Myler e Ozil nuk luajnë ndaj Brazilit

Tomas Myler dhe Mesut Ozil nuk kanë udhëtuar me ekipin e Gjermanisë për ndeshjen miqësore kundër Brazilit, të martën në Berlin.

Te dy futbollistët ishin titullarë në barazimin 1-1 ndaj Spanjës dje në Dyseldorf, ku Myler shënoi një gol spektakolar.

Ozil luajti 90 minuta, ndërsa Myler doli në minutën e 89-të, ndërsa Federata Gjermane ka lajmëruar në Twitter se të dy yjet e ekipit nuk do të luajnë ndaj Brazilit.

Nuk ka asnjë njoftim nëse dy titullarët kanë probleme fizike, por me shumë gjasa trajneri Lëv u ka dhënë një ndeshje pushim, për të parë lojtarë të tjerë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *