Myler bëhet çështje, fajin e ka Alkantara

Tomas Myler është rikthyer në qendër të vëmendjes te Bajerni i Mynihut, por jo për mirë. Sulmuesi kampion bote, i cili sezonin e kaluar kaloi një vit tmerrësisht të dobët dhe luajti shumë pak, ende nuk po gjen veten, edhe pse gjatë miqësoreve të verës dha disa sinjale pozitive. Të shtunën e kaluar, 27-vjeçari u la në stol për 73 minuta nga trajneri Karlo Ançeloti në ndeshjen kundër Verder Bremenit. Kjo e acaroi tejmase, sepse ai ishte përgatitur për të qenë titullar, duke marrë parasysh edhe mungesat e disa lojtarëve apo problemet fizike të disa të tjerëve. “Nuk e kam të qartë se çfarë do trajneri”, – u shpreh Myler pas takimit. Ai shpejt u pendua dhe kërkoi ndjesë duke shpjeguar se ishin fjalë emocionale, por medieve nuk u kaloi asgjë pa e vënë re. Te Bajerni është krijuar një çështje dhe kjo nuk ka diskutim.

Fajin e ka Tiago
Duket si lojë fjalësh, por është fakt. Vjet mendohej se Tomas Myler nuk ka vend në formacion, nëse Ançeloti aplikon sistemin 4-3-3, por ai nuk po luan as me sistemin 4-2-3-1, aty ku bavarezi ka pozicionin e preferuar, pas sulmuesit. Fajin e ka spanjolli Tiago Alkantara. Trajneri italian e pëlqen shumë ish-lojtarin e Barcelonës dhe, duke marrë parasysh faktin se mesfusha defensive është e mbingarkuar me lojtarë si Arturo Vidal, Korentin Toliso, Sebastian Rudi, Renato Sançes dhe Havier Martinez, Tiago gjithnjë e më shumë po preferohet si trekuartist, siç ndodhi të shtunën. Kjo skualifikon Mylerin!

Majer
Për Hans Majerin, ish-trajner i Bundesligës dhe aktualisht president nderi i Borusia M’Gladbahut, roli si zëvendësues i Mylerit te Bajerni është krejtësisht i pakuptueshëm. Sipas tij, Myler duhet të luajë gjithmonë, fjali që para shtatë vitesh përsëritej shpesh nga ish-trajneri i Bajernit, Luis van Gal. “Ai do të luante gjithmonë si titullar, po të isha unë trajner. Madje, edhe në kohë të vështira”, – ka thënë 74-vjeçar në “Sport1”.

 

One thought on “Myler bëhet çështje, fajin e ka Alkantara

Leave a Reply to Toni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *