Muzaka si Lineker: “10 skuadra në luftë, në fund dihet kush fiton”

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka, ishte pranë largimit në verë, por vendosi të mos tradhtonte në një moment tepër të ndërlikuar për Skënderbeun. Sot Muzaka shënoi golin e parë të kampionatit 2018/19 dhe është treguar i ftohtë akull nga pika e bardhë, në shtesë, duke thyer Partizanin. Pas ndeshjes në “Gol pas goli” në Supersport Muzaka nuk e shmangu një batutë paralajmëruese për rivalët e Skënderbeut.

“Skuadra ka ndryshuar shumë, ka pasur largime e afrime, por mentaliteti dhe grinta janë po të njëjtat. Mentaliteti i fituesit është kryesori dhe kjo më kënaq, ndërsa për të tjerat ka vend për përmirësime dhe po ashtu kemi kohë.

“Titulli? Më kujtohet një shprehje e Geri Lineker: “Në futboll 22 burra vrapojnë pas topit dhe në fund fiton Gjermania”. Edhe në Shqipëri kështu është, Superiorja ka 36 javë dhe 10 ekipe që luftojnë dhe në fund fiton gjithnjë Skënderbeu”.

“Shehi? Ai ka qenë trajner në fushë që para se të tërhiqej nga futbolli, ndaj tani është edhe më e lehtë për ne. Na takon ne veteranëve që të japim shembullin për të rinjtë, për të ndihmuar edhe Shehin.

“Kapelja me stemën e Europa League? Asgjë nuk është e rastësishme, nuk e kam vënë kot në kokë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *