Muzaka bën autokritikë: Ndoshta e morëm lehtë Kamzën

Skënderbeu ka nisur përgatitjet për supersfidën e fundjavës kundër Partizanit dhe tashmë kalendari sa vjen e ndërlikohet, duke pasur parasysh edhe ndeshjet në Europa League. Për këtë arsye, pikët e lëna në Kamzë rëndojnë ende dhe mesfushori Gjergji Muzaka, duke folur për faqen zyrtare të klubit, e pranon se duhej bërë diçka më shumë: “Për të ardhur keq që nuk fituam në Kamëz, ndoshta e morëm lehtë dhe nuk u impenjuam maksimalisht. Gjithsesi shohim para, me Partizanin është një ndeshje rivalësh për titull. Jemi të lodhur por kemi kohë mjaftueshëm për të përgatitur këtë ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë por luajmë para tifozëve tanë, çka e bën më të lehtë arritjen e objektivit”.

Mesfushori kujton golin në Kiev, por flet edhe për rolin e tij në skuadër: “Më shijoi ai gol por do të ishte më bukur dhe më i vlefshëm nëse do fitonim. Për mua ka pak rëndësi nëse e nis titullar apo në stol, jam në çdo moment në shërbim të ekipit dhe klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *