Mustafi gol, por pa fitues në Londër

0

Arsenali dhe Mançester Siti luanin një ndeshje me rëndësi të madhe sot në Londër dhe barazimi ishte rezultati që kishte më pak vlerë, sidomos për Arsenalin.

Përfundoi 2-2, rezultat i drejtë për atë që dhanë dy skuadrat, që u dukën të lodhura fizikisht e mendërisht dhe nuk kishin forcë të mjaftueshme për të tentuar fitoren. Dy skuadra që dhurojnë spektakël kur përballen, por që nuk kanë shanse për titull, duke parë si luajnë.

Arsenalit i duhej fitorja, por edhe barazimi, për mënyrën si erdhi, nuk është keq. Mançester Siti shënoi dy herë në pjesën e parë me Sane dhe Aguero në skajet e 45 minutave, ndërsa Uollkot barazoi përkohësisht në minutën e 40-të.

Në të 53-tën Shkodran Mustafi  barazoi për Arsenalin dhe nuk pati më gola, duke bërë që secila skuadër të merrte nga një pikë dhe më shumë të kënaqeshin rivalët për një vend në Champions League, Totenhemi, Liverpuli e Mançester Junajtid.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here