Musta: Zgjodha Kukësin prej Gjicit, Debreceni i kalueshëm

Emiljano Musta la Flamurtarin pas dy sezonesh dhe iu bashkua Kukësit. Lojtari i linjës së majtë, i cili luan edhe si mesfushor qendre, tregon se për të kaluar te verilindorët e bindi presidenti Safet Gjici. “Dy vitet e fundit isha pjesë e Flamurtarit. Kërkoja një ndryshim në karrierë dhe pas shumë bisedave me presidentin Gjici, ishte ai që më bindi bashkë me drejtorin Nexhipi”, tregon Musta.

Futbollisti nga Elbasani mezi pret të luajë në Europë: “Çdo ekip ka lojtarët e tij të mirë dhe Kukësi është një ekip me shumë cilësi. Është një nga ekipet më të mira në kampionat. Europa është mjaft e rëndësishme për çdo futbollist, pasi është pjaca më e lartë. Sa më shumë ture të kalosh, aq më mirë është për ne, për klubin dhe për të gjithë. ”.

Musta nuk e ndjen shumë presionin dhe këtë e thotë hapur në fjalën e tij për faqen zyrtare të klubit: “Normalisht kemi folur me profesorin. Kemi pasur biseda se ku mund të luaj dhe si. Presin më të mirën nga unë, sikurse edhe unë nga vetja. Presioni është i pandashëm për lojtarët, por nuk kam shumë presion. Mundohem të bëj punën time në fushë. Lojtarë kanë ndeshje të mira dhe të këqija, por me rëndësi ”.

Në fund ai flet edhe për sfidën me hungarezët e Debrecen: “Është një ndeshje jo shumë e vështirë, por edhe jo shumë e lehtë. Nuk janë të pakalueshëm. I kemi parë disa video dhe kanë ekip të mirë, por mund të kualifikohemi më tej. Debreceni duhet vlerësuar maksimalisht. Së bashku, me forcën e grupit, mund ta kalojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *