Musta i motivuar: Fitorja ndaj Tiranës na ka bërë shumë punë

Fitorja ndaj Tiranës ka rritur shumë besimin te skuadra e Flamurtarit. Vlonjatët presin të nesërëmen në stadiumin e tyre skuadrën e Teutës.

Mesfushori elbasanas, Elmiljano Musta, vjen si “ish” në këtë takim. Në daljen për shtyp para takimit të nesërm 27-vjeçari u shpreh se fitorja ndaj Tiranës ka rritur optimizmin në skuadër.

“Ishte një fitore shumë e vlefshme për ekipin. Besoj se na ka bërë shumë punë sepse ekipi ndihet mirë për ndeshjen e radhës. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Teuta luante për titull deri para pak javësh. Bëri disa hapa fals dhe tani rrezikon edhe Europën. Do bëjmë maksimumin, do  futemi si çdo ndeshje për fitore”, përfundoi Musta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *