Musta gati, Daja konfirmon Veliun dhe jep “recetën” e fitores

Flamurtari ka një ndeshje të vështirë nesër me Tiranën, ndërkohë që sot para mediave ka dalë trajneri Ilir Daja. Ai ka theksuar se skuadra e tij duhet të kthehet te fitorja dhe ta mbyllë fazën e parë me rezultat pozitiv.

“Do të thosha që Tirana-Flamurtari ka qenë gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar në fushë. Edhe ndeshja e nesërme do të ketë të njëjtin drejtim. Kjo sepse ekipet edhe pse kanë cilësi brenda, kanë paraqitur oscilacione deri në këto javë. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar në mesfushë dhe që do të vendoset nga episodet. Ekipi që do të ketë më shumë qëndrueshme mentale do të jetë më pranë fitores. Na duhet të kthehemi te tre pikët, për ta mbyllur këtë fazë me rezultat pozitive dhe për të qenë më afër objektivave që i kemi vënë vetes”.

Djaa e ka të qartë se kush do të fitojë nesër: “Dua t’i uroj Memës suksese pas kësaj jave. Nuk lejohet rezultat tjetër veç fitores, edhe pse ndeshja brenda i ka të tria rezultatet. Duhet të menaxhojmë anën psikologjike, që ankthi të jetë deri në nivelet maksimale. Nesër do kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Duhet të shkojmë te fitorja, por kjo nuk do të jetë në çdo moment në kokën tonë, pasi ndryshe do prishnim gjithë përgatitjet që kemi bërë gjatë këtyre dy javëve”.

“Mungesat? Nuk dua ta prek këtë pjesë, pasi kemi që nga fillimi që nuk kemi qenë të plotë. Nuk jemi ankuar, edhe pse kemi luajtur me të rinj. Jemi mësuar me këtë fakt dhe nuk dua ta kemi si justifikim. Me kontingjentin që kemi në dispozicion them se do ta përballojmë ndeshjen.

VELIU – “Është një ndeshje specifike, pasi përballë kemi Tiranën edhe pse vijnë nga një moment jo i mirë. Kanë kaluar një moment të vështirë edhe vitin e kaluar, por mbeten një ekip me traditë, i fortë dhe për t’u marrë seriozisht. Ende nuk është vendosur se kush luan. Është ndeshje që do të jetë në fokus, i bëj thirrje tifozëve të na mbështesin. Shpresojmë të mos i zhgënjejmë”.

Më pas ka ndërhyrë vetë Daja, i cili ka konfirmuar praninë e Veliut në formacion. “Lojtarët, në gjithë ekipet që kam drejtuar, e dinë se kush do jenë titullarët. Nuk e di pse Franci e ka në dyshim këtë. Shpresojmë të mos na dëmtohet sot pasdite, pasi kjo do ishte arsyeja e vetme që mos ta nisë si titullar”.

MUSTA – Ndaj Tiranës, i gatshëm për lojë është edhe Musta. “Unë kam tre kartonë dhe nuk e di se çfarë është shkruar nëpër media. Kam folur me klubin dhe rezulton se jam me tre kartonë dhe jo me katër. Do jem gati për këtë sfidë. Është ndeshje e fortë me Tiranën, janë një ekip me traditë. Por edhe ne jemi Flamurtari, një ekip i madh. Në fushën tonë hyjmë për fitore”, është shprehur lojtari i linjës së majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *