Musta e Avdyli afrimet e para, Uilliam në bisedime

0

Emiljano Musta e ka mbyllur bashkëpunimin me Flamurtarin dhe pritet që të mbetet në Superiore. Gjilani i ka bërë një ofertë, por kanë qenë verilindorët ata që e kanë kontaktuar prej kohësh dhe e kanë bindur anësorin e majtë. Gjithsesi duhet pritur hedhja e të zezës mbi të bardhë.

Verën e shkuar Kukësi i bëri një ofertë Mustës, i cili u paraqit në zyrat e klubit verilindor dhe në fund vendosi të mos nënshkruajë. Këtë herë vullneti është i përbashkët për të bashkëpunuar dhe futbollisti nga Elbasani pritet të firmosë dhe të prezantohet si afrimi i parë i Kukësit.

Drejtuesit e klubit verilindor prej kohësh janë hedhur në kërkon të një portieri, pasi Maurice Gomis me përfundimin e kampionatit do të kthehej te Spal. Kështu ka ndodhur dhe Supersport raporton se Ilir Avdyli ka arritur akordin me Kukësin dhe pritet të nënshkruajë. Ish-portieri i Kamzës njihet mirë edhe nga trajneri Gjoka, që e ka pasur nën urdhra te skuadra periferike e kryeqytetit.

UILLIAM KORDEIRO – Braziliani pritet që të mos firmosë një kontratë të re me Kukësin, por fillimisht do të duhet të zgjidhë çështjen e dokumentacionit dhe të marrë atë që i takon nga klubi verilindor. Palët e kanë ndarë mendjen për të vijuar në kahe të kundërta dhe Uilliam normalisht ka oferta.

Klubi i Partizanit është në tratativa për ta afruar brazilianin, i cili në vendin e tij është aktivizuar si mbrojtës i djathtë. Me Kukësin ai u pa të luante më shumë si sulmuesi i majtë. Të kuqtë e pëlqejnë anësorin, që në Superiore ka spikatur me paraqitjet e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.