Musolli: Një gol në Azerbajxhan për ëndrrën e grupeve

Një ndeshje historike dhe për historinë ajo e Besar Musollit në Azerbajxhan. Ndaj Karabakut në Champions League, mesfushori i Kukësit do të barazojë rekordin e 21 përfaqësimeve në arenën ndërkombëtare të ish-kapitenit Hallaci, ndërsa do të vendosë edhe rekordin e 216 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet me ekipin. Statistika të jashtëzakonshme, që sipas deklaratës së dhënë për “Super Sport”, Musolli kërkon t’i konkretizojë me pjesëmarrjen e parë historike në fazën e grupeve në Europë.

BARAZIMI – “E përgatitëm ndeshjen në atë mënyrë që të ishim sa më të sigurt në mbrojtje, por që edhe ti rrezikonim me kundërsulm. Deri diku ia arritëm qëllimit. Prisnim një Karabak më të fortë. Morëm atë që donim”.

ËNDRRA – “Presioni ka kaluar te kundërshtarët. Ne do të shkojmë të luajmë njësoj. Ekziston goli i avantazhit, shpresojmë të shënojmë dhe do ta kemi më të lehtë. Ëndërr për ne janë grupet, vetëm ato na kanë mbetur për të shijuar. Por jemi në Champions, duam të japim maksimumin këtu dhe më pas të shohim si do të vijnë situatat në Europa League”.

REKORDET – “21 ndeshje në Europë, aq sa edhe Hallaçi janë mirë dhe aq më shumë ndihem mirë sepse do të kaloj një legjendë të kësaj skuadre si Rrahmani. Shpresoj që ketë ndeshje ta mbyllim edhe me kalimin e turit. 216 ndeshje në total do të thonë shumë momente, kemi fituar dhe kemi humbur. Gjithsesi, nëse bëj një bilanc, mund të them se kemi më tepër kujtime të bukura dhe suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *