Musolli dilema e Kukësit, Tirana me shumë dyshime formacioni

Verilindorët kanë pësuar disa ndryshime të rëndësishme në merkaton e verës, pasi shumë lojtarë të rëndësishëm janë larguar. Porta dhe mbrojtja nuk kanë pësuar ndryshime, por në mesfushë dhe në sulm do të ketë risi. Përballë Tiranës. Trajneri Milinkoviç mund të hedhë në fushë plot katër lojtarë të rinj, që në sezonin e shkuar nuk kanë qenë pjesë e Kukësit. Në seancën e fundit stërvitore, trajneri i kuksianëve ka provuar formacionin që do të hedhë në fushë. Koliçi, Hallaçi, Alla, Shameti dhe Rrumbullaku mbeten të konfirmuar. Dilema më e madhe e trajnerit Milinkoviç është ajo e qendrës së mesit të fushës, teksa përkrah Musollit me shumë mundësi do të pozicionohet Imami, pasi Musolli është në grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës. Në rast se 28-vjeçari nuk do të angazhohet me Kosovën dhe do të ndjehet i freskët fizikisht, atëherë do ta nis ndeshjen nga minuta e parë. Nga krahët, Shtubina dhe Guri do të shërbejnë topa për Alijevin dhe Bakajn që do të pozicionohen në majë të sulmit. Nuk ndryshon asgjë në modul, por vetëm në emra.

Formacioni i mundshëm i Kukësit

Koliçi – Hallaçi – Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Guri – Imami (Musolli), Zeqiri – Shtubina, Bakaj, Alijev

Tirana, formacion me shumë dyshime

Ekipi bardheblu është grumbulluar 24 orë para sfidës së sotme me Kukësin. Skuadra është takuar në mesditë në hotel “Prestigj” në Sauk, menjëherë pas stërvitjes së paradites në “Selman Stërmasi”. Aktualisht nuk ka asnjë të dëmtuar, veç Muçës që prej kohësh është jashtë dhe Cakes. Pjesa tjetër e ekipit është gati për të luajtur. Përsa i përket formacionit pak a shumë Ze Maria e ka ravijëzuar ekipin. Nga minuta e parë në portë luan Ilion Lika. Mbrojtja është e përbërë nga Kërçiku, Turtulli, Uellison, e Hoxhallari. Mesfusha do të jetë me pesë lojtarë ku Sentamu ose Doka do të luajnë djathta. Më pas rreshtohen Daja, Mauexhe, Karabeci e Çelhaka majtas. Në sulm diskutohen katër emra në varësi të Dokës. Ngo mund ta nisë nga fillimi, por Sentamu ose Greca janë dy lojtarët që mund të jenë nga minuta e parë. Gjithsesi, vetëm pak orë para sfidës do të shihet se cilin 11-ësh ka zgjedhur trajneri Ze Maria.

Formacioni i mundshëm i Tiranës

Lika – Kërçiku, Turtulli, Uellison (Kalu), Hoxhallari – Sentamu (Doka), Daja, Mauexhe, Karabeci  – Çelhaka – Ngo (Greca)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *