Muriqi e sqaron njëherë e mirë: Turqia po e vononte procedurën, kështu shkova te Kosova

Vedat Muriqi është lojtari që në Turqi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Me ekipin e Fenerbaçes jo vetëm që po shënon, por duke arritur që të nxjerrë perla nga këmbët e tij. Kjo ka bërë që në këtë vend të kujtojnë edhe të shkuarën.

Aty gjejnë se Muriqin mund të ishte edhe pjesë e Kombëtares së tyre. Teksa është publikuar në media së fundmi kjo çështje, Muriqi ka vendosur që të sqarojnë njëherë e mirë. Sulmuesi 25-vjeçar është shprehur se Turqia po i vononte shumë procedurat dhe kështu iu bashkua Kosovës.

“Nuk ishte fiks Turqia e parë që më kërkoi, por ishte U-21 i tyre. Trajneri Abdullah Ercan ishte duke më ndjekur. Por letrat dhe procedurat për të kaluar te Turqia po zgjasnin. Aty erdhi propozimi nga Kosova dhe unë shkova kështu te vendi im”, ka thënë Muriqi. /Sport Ekspres/