Muriqi e Hadërgjonaj në kor: Mund të shënonim edhe më shumë!

Vedat Muriqi, sulmuesi i Rizespor, shënoi golin e barazimit 2-2 me Bullgarinë, ndërkohë që në fund Kosova fitoi dhe shtatlarti nga Prizreni normalisht ndihet mirë. Pas ndeshjes, në SuperSport Kosova ai deklaroi: Ishte një fitore e madhe, e merituar. Mund të triumfonim edhe më thellë. Jam sulmues dhe golat më kënaqin, sidomos kur shënon me përfaqësuesen. Besuam shumë te fitorja. Në pjesën e parë pësuam, më pas shënuam. Kishim vetëbesim, luftuam dhe ia dolëm”.

“Më parë ka qenë ndryshe dhe nuk donim të bëheshim si San Marino e Malta. Tani kemi shumë kualitet, mos të keqkuptohen ata që ishin atëherë. Tani po luajmë në klube dhe po marrim rezultate edhe me Kosovën. Ndeshjet e ardhshme, edhe pse do jenë më të vështira, besoj se do të marrim rezultate”, tha Muriqi.

Më pas foli debutuesi Florent Hadërgjonaj: “Erdha me këmbë të mbarë. Ishte fitorja e parë në kualifikuese, diçka shumë e veçantë. Për qejf do e kisha veshur më parë këtë fanellë. Ndeshja dhe fitorja e parë është  e veçantë, kemi pasur shumë shikues. Ishte diçka shumë speciale”.

“Festa në dhoma? Ishte fantastike, u djeg. E merituam, besuam dhe përmbysnim. Mund të shënonim 5-6 gola më shumë. E merituam me gjithë këtë luftë. Anglia? Pak herët të flasim për Anglinë. Kemi ndeshje me Çekinë njëherë. Normalisht do ketë ndeshje më të vështira dhe do mund të matemi me lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi Hadërgjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *