Murinjo zbulon lojtarin më të madh që ka stërvitur ndonjëherë, por nuk është Kristiano

Zhoze Murinjo ka marrë pjesë kohët e fundit në një dokumentar në lidhje me Sër Bobi Robson, legjendë e futbollit, i cili ka qenë mësuesi i Murinjos. Portugezi ishte ndihmëstrajner i Robsonit te Barcelona në sezonin 1996/1997 dhe kujton: “Robson ishte si një baba për mua”.

Atë sezon te Barcelona luante dhe Ronaldo Nazario, i cili sapo ishte blerë nga PSV dhe nuk ishte ende Fenomeni që njohu më pas bota. Braziliani zhvilloi një sezon të pabesueshëm, duke shënuar pa fund, çka bindi Interin ta blinte, në një kohë kur Barcelona nuk ishte ajo e tanishmja dhe futbolli italian ishte shumë më i fuqishëm.

Murinjo kujton me nostalgji atë periudhë dhe zbulon diçka interesante: “Ronaldo është më i madhi i gjithë kohërave. Nuk kam parë kurrë një si ai. Sezoni të Barcelona ishte më i miri në karrierën e Ronaldos”.

Duket si një injorim që i bëhet Kristiano Ronaldos, sepse Murinjo e ka drejtuar portugezin në Madrid, por duket se të qenit nga i njëjti vend nuk i bën detyrimisht miq dhe duket qartë që periudha në Madrid nuk ka qenë aspak e qetë për të dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *