Murinjo: Unë tradhtar? Jam numri 1!

0

Zhoze Murinjo doli i humbur dje nga “Stamford Bridge”, kundër ish-klubit të tij, ndërsa si gjithmonë gjeti mundësinë të polemizonte me këdo.

Së pari, Murinjo doli nga fusha duke bërë shenjën me tre gishta nga tifozët, pasi nga tribunat po dëgjoheshin koret: “Juda”, “Nuk je më special”, “Është faji yt”, kjo e fundit duke iu referuar faktit që Çelsi nuk luan në kupat e Europës këtë sezon.

Tre gishtat e Murinjos kishin kuptimin e 3 titujve që ka fituar me Çelsin portugezi, i cili pas ndeshjes tha: “Tifozët mund të më quajnë si të duan, unë jam profesionist, mbroj klubin tim. Më quajnë Juda, tradhtar, por jam tradhtari Numër 1, derisa të dalë dikush që të fitojë 4 tituj kampionë në Stamford Bridge. Deri atëherë, unë jam numri 1. Nuk kam faj për sezonin e shkuar, e lashë Çelsin në grupet e Ligës së Kampioneve. Nuk është faji im që kush e mori Çelsin nuk e fitoi Ligën e Kampioneve. Po, për paraqitjen e dobët në kampionat kam edhe unë përgjegjësi”.

Më pas, Murinjo ka komentuar kartonin e kuq marrë nga Herrera në pjesën e parë: “Nuk kam ndër mend të flas për kartonin e kuq. Ajo çfarë dua të them është se jam krenar për ekipin tim, për lojtarët e mi, për tifozët e Mançester Junajtidit. Gjithsecili mund ta interpretoj në mënyrë të ndryshme ndeshjen, por unë jam i bindur se deri në daljen e Herrerës me karton të kuq kemi parë një ndeshje dhe pas daljes së tij me karton të kuq kemi parë një ndeshje tjetër. Ne mund të bëjmë krahasimin mes dy kartonëve të verdhë të dhënë ndaj Herrerës dhe kartonëve të tjerë që nuk janë dhënë në këtë ndeshje. Nuk dua ta zgjas më shumë, sepse Majkëll Oliver është një gjyqtar me potencial të jashtëzakonshëm, por në katër takimet e fundit kundër nesh na ka dhënë tri penallti kundër dhe një karton të kuq, këto janë fakte që nuk mund t’i ndryshoj. Kam shtrënguar duart me të dhe e kam përgëzuar për drejtimin e ndeshjes”- ka komentuar Murinjo.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image