Murinjo ul kërkesat e Junajtid: Synojmë vendin e gjashtë

Mançester Junajtid do të ndeshet nesër me Arsenalin, në një 90-minutësh që mund të rezultojë vendimtar për fatin e sezonit të “djajve të kuq”. Një humbje ose barazim do ta bënte arritjen e vendit të katërt, një “mision të pamundur”, por Zhoze Murinjos i mjafton të renditet në vendin e gjashtë. Portugezi e pranoi këtë në daljen për shtyp para ndeshjes së nesërme.

Vendi i katërt në rrezik ? “Nuk na duhet një mrekulli për të kapur vendin e katërt, por na duhet kemi pak fat. Duhet të kemi më pak dëmtime dhe lojtarët duhet të vijnë në formë”

RIVALI EVERTON – “Mendoj se ata nuk e meritojnë të jenë në vend të shtatë, pavarësisht se kanë harxhuar shumë lojtarë, nuk mendoj se do të jenë mbi ne në përfundim të kampionatit. Të gjithë e dimë se kush do të jenë 6 skuadrat e vendeve të para”.

Objektivat ? “Në gjashtë vendet e para do të renditen gjashtë skuadrat më të mira në Angli dhe ne jemi një ndër to, sigurisht.  Renditja në gjashtë vendet e para është një përgjegjësi e jona.

Ndeshja e nesërme ? – “Do ta kemi shumë të vështirë. Kemi kundër një skuadër që po kalon një moment të mirë dhe pa shumë ndeshje, pasi në Europa League, po luajnë me lojtarët e stolit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *