Murinjo thyen heshtjen: Vetëm mirënjohje dhe respekt

0

Zhoze Murinjo ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Mançester Junajtid. Në një intervistë të shkurtër për “Sky Sports”, portugezi u shpreh se ka vetëm respekt dhe mirënjohje për klubin e tij se dëshiron që të lihet i qetë nga mediet derisa të rikthehet në profesionin.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës që mu dha mundësia për të qenë trajner i Mançester Junajtid, që nga dita e para që nisa të punoj këtu. Të gjithë tifozët e Junajtid e dinë diçka të tillë. Kam pasur mundësinë që të punoj me njerëz të mrekullueshëm dhe mendoj se disa prej tyre do të mbeten miqtë e mi edhe për pjesën e mbetur të jetës”.

“Mançester Junajtid ka një të ardhme pa mua, ashtu siç kam edhe unë një të ardhme pas Junajtid dhe nuk e shoh të arsyeshme që të ndaj ndjenjat e mia në këtë moment, pasi kështu ka funksionuar gjithnjë me mua. Unë kam disa parime në punën time. Sa herë unë mbyll një kapitull në karrierën time, tregoj respektin më të madh për ata që kam bashkëpunuar. Shpresoj që mediat të respektojnë edhe pozicionin tim dhe të më lejojnë të jetoj i qetë derisa të rikthehem të trajnoj ndonjë ekip. Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë, përfundoi Murinjo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.