Murinjo: Te Benfika nuk kthehem, tek Interi apo Reali…

0

Zhoze Murinjo nuk është i interesuar në lidhje me një kthim në Portugali për të drejtuar Benfikën, ndërsa vijon i qetë pushimet.

The Special One u pushua nga puna te Man Utd para Krishtlindjeve dhe presidenti i Benfikës Luis Filipe Vieira tha se “paratë nuk do ishin problem”, kur u pyet nëse po e mendonte idenë Murinjo, duke qenë se Benfika është pa trajner.

Mou e ka drejtuar Benfikën në vitin 2000, për vetëm 9 ndeshje, ndërsa ka drejtuar edhe Leirian dhe Porton në atdhe, para se të transferohej te Çelsi në 2004.

I pyetur nga Correio de Manha, Murinjo i ka dhënë përgjigjen përfundimtare Benfikës: “Nuk kam qejf të flitet shumë për mua, ndaj nuk dua të flas shumë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të ushqej mediat me lajme, por nuk kam qëllim të punoj në Pourtgali.

“Nuk dua të shkoj atje, por mënyra më e mirë për të respektuar një klub të madh si Benfika është që të them se nuk më kanë kontaktuar“.

Mou u pyet edhe për një kthim të mundshëm tek Real Madridi, apo Interi, por përgjigja e tij është misterioze: “Është një nder i jashtëzakonshëm kur kthehesh në një klub ku ke punuar, si më ndodhi te Çelsi. Nëse të kërkojnë sërish, do të thotë që ke bërë diçka pozitive dhe ta dinë vlerën.

“Tani kam të drejtë të pushoj, të mos flas dhe të bëj autokritikë. Të analizoj gjithçka kam përjetuar vitet e fundit, me qetësi, para se të përgatitem për etapën e ardhshme“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.