Murinjo sulmon të tijtë: Ibra e Mata shënojnë, të tjerët flenë

0

Mançester Junajtid barazoi 0-0 dje kundër Uest Bromit, në një sfidë ku mungonin lojtarë të rëndësishëm, duke nisur nga Zllatan Ibrahimoviç.

Paaftësia për të shënuar pa suedezin ka tërbuar trajnerin Zhoze Murinjo, i cili pas ndeshjes dhuroi spektakël për gazetarët, duke kritikuar ashpër 4 lojtarë të tij.

“Në disa klube talenti është i mirëpritur, edhe kur nuk ka vazhdimësi. Një ditë po e një ditë jo. Megjithatë, në klube si Junajtid duhet vazhdimësi, nëse synohen tituj. Në 90 minutat e sotme Valencia, Roho, Beili, Eshli Jang, Fellaini dhe Karrik treguan qëndrueshmëri, të tjerët jo”, tha Murinjo pas ndeshjes.

Portugezi ishte nervoz me Antoni Marsial, Henrih Mkitarjan, Markus Rashford e Xhesi Lingard, të cilët i kritikoi hapur. “Duhen gola, duhet t’i mbyllim ndeshjet. E shihni vetë sa gola po shënojnë Rashford, Lingard, Mkitarjan e Marsial. Ata në çdo ndeshje zhduken nga fusha për 10 minuta në çdo ndeshje. Zllatan dhe Mata shënojnë rregullisht, imagjinoni të mos kishim golat e tyre”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image