Murinjo sulmon Sitin: I favorizon kalendari

Minus 13 pikë në vetëm 19 ndeshje, është e qartë që Mançester Junajtid tashmë ka vetëm shanse teorike për të fituar titullin në Premier Ligë, duke parë distancën nga Mançester Siti kryesues.

Megjithatë, Zhoze Murinjo vijon lojrat e mendjes dhe ngacmon kolegun Pep Guardiola, duke pretenduar se ka pasur një pabarazi në trajtim, për sa i përket kalendarit.

Në Lester Junajtid luajti ndeshjen e parë në 10 ditë dhe sot do të ndeshet me Bërnlin: “Nuk dua të flas fare për ato skuadra të privilegjuara, që kanë 6 ditë pushim për të festuar dhe për të përgatitur ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Murinjo në Sky Sports, duke iu referuar faktit se Siti do të luajë nesër në Njukasëll.

Kalendari ndikon edhe te dëmtimet: “Disa skuadra e kanë bërë pushim në Krishtlindje, ne jo dhe ky është problem. Ashtu si dëmtimet në dhjetor, për shkak të ndeshjeve të shumta. Shoh lojtarë që dalin nga fusha pas 15-20 minutash, ose nuk rezistojnë dot 90 minuta. Në dhjetor është shpesh kështu”.

Jose Mourinho doesn't have the some courage as his counterpart

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *