Murinjo “snobon” Çelsin, pa sulmues në Londër

0

Zhoze Murinjo tha para dy ditësh: “Mos kini frikë, nuk do luaj me të rinjtë në Londër”.

E megjithatë, trajneri i Mançester Junajtid duket se nuk e ka fort mendjen te Çelsi, edhe pse do t’ia kishte qejfi një fitore si hakmarrje ndaj klubit që e largoi si humbës në dhjetor 2015.

Të enjten Mançester Junajtid do të presë Rostovin në Europa League dhe Murinjo ka vendosur: Markus Rashford, Uejn Runej e Antoni Marsial pushim (zyrtarisht me probleme fizike), Ibra mungon për pezullim! Rashford ishte në stol javën e shkuar në Rostov dhe Marsial u fut në pjesën e dytë, ndërsa Runej nuk shkoi fare në Rusi.

Në këtë mënyrë, Felaini mund të bëjë sulmuesin e avancuar, ndërsa Lingard, Mkitarjan e Mata të luajnë pas tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image