Murinjo shpërthen sërish: Sulmues mediokër, mungesë serioziteti

0

Trajneri i Mançesterit, Zhoze Murinjo është treguar i ashpër me ekipin pas barazimit 1-1 përballë Anderlehtit. Ai ka akuzuar lojtarët për mungesë serioziteti kur rezultati ishte 1-0 për “Djajtë e kuq”.

“Këto ndeshje duhen mbyllur sa më shpejt. Ne kishim raste, ishim tërësisht nën kontroll, por nuk arritëm të shënonim golin e dytë, duke rrezikuar. Dhe në fund e kemi paguar shtrenjtë, kemi bërë një gabim dhe jemi ndëshkuar. Me anglishten time të çalë nuk gjej dot fjalë tjetër veçse të përgjumur. Nuk mund të bëjmë të tilla gabime, duhet të jemi më seriozë.

Nëse bën bashkë paraqitjen e dy-tre sulmuesve dhe i shtrydh, nuk nxjerr shumë lëng prej tyre. Po të isha një mbrojtës i Junajtid, do të isha shumë nervoz me sulmuesit, sepse ata nuk i mbyllin ndeshjet. Markus Rashford, Xhesi Lingard, Zllatan Ibrahimoviç, Antoni Marsial, mendoj se ishin njësoj sot, nuk bënë sa duhej.

Sigurisht që barazimi na jep një epërsi të lehtë, por duhet ta kishim mbyllur që në Belgjikë kualifikimin”- ka thënë Murinjo pas ndeshjes.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image