Murinjo shpërthen: Kush është djali i mirë këtu? Ai është kthyer në një kukull!

Zhose Murinjo është kthyer dhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes, me portugezin që në një intervistë të gjatë të dhënë për “L’Equipe”, ka rrëfyer shumë detaje mbi karrierën e tij.

Gjithsesi, pjesa ku u përqendrua më së shumti luzitani, ishte padyshim periudha e tij te Mançester Junajtid, ku analizoi dhe sezonin aktual dhe ecurinë aktuale me Solskjaer.

Murinjo tha se Solskjaer është kthyer në një kukull, sepse ai kërkonte të ishte djali i mirë në atë mes. Deklaratë e fortë nga ish-trajneri i “Red Devils”, që njihet për karakterin e tij.

“Kur thashë në sezonin e dytë, kur Junajtid e mbylli Permier Ligën në vendin e dytë, që ishte sezon fantastik, e thashë sepse potenciali aq ishte. Kur ke një grup lojtarësh profesionistë, të cilët janë ambiciozë, punojnë fort dhe kanë talent, atëherë mund të kërkosh më shumë.

Kur je vetëm dhe nuk ke mbështetjen e askujt, ndërkohë që disa lojtarë janë gjithmonë kundër trajnerit, kush është djali i mirë këtu? Nuk dua të jem djali i mirë, sepse djali i mirë, pas tre muajsh, është kthyer në një kukull dhe kjo gjë nuk përfundoi mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *