Murinjo: Sevilja e meritoi, nuk është dramë

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo është shfaqur i zhgënjyer para mediave në përfundim të sfidës në Champions kundër Seviljes. Humbja 1-2 që i ka kushtuar eliminimin “Djajve të kuq” i ka lënë një shije të hidhur portugezit. Duke analizuar paraqitjen e ekipit të tij Murinjo ka thënë: “Unë mendoj se goli i parë do të ishte shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se ndeshja në Spanjë ishte mbyllur 0-0, por edhe për ecurinë e takimit. Jemi munduar të tregohemi agresivë dhe të mbajmë një ritëm të lartë që nga minuta e parë. Nuk mundëm të shënonim dhe kështu Sevilja dalëngadalë fitoi besim duke pasur dhe kontrollin e topit.

“Ata e kontrolluan mjaft mirë ndeshjen. Në fillimin e pjesës së dytë ne patëm disa raste të mira, por Sevilja gjeti golin dhe më pas ndeshja ndryshoi rrjedhë, kali më shumë në planin emocional. Më tej erdhi dhe goli i dytë që e bëri të pamundur. Në momente të veçanta të ndeshjes kemi pasur kontrollin e lojës, por në përgjithësi kemi qenë larg formës më të mirë. Nuk kam asgjë për të thënë për lojtarët e mi dhe dëshirën e tyre. Ky është futbolli, ne u mundëm, por nesër është një tjetër ditë e re dhe të shtunën kemi ndeshjen e radhës. Jam i kënaqur që lojtarë e mi nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk është koha ta bëjmë dramë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *