Murinjo: Realit iu luta të largohem

0

Trajneri portugez ka rrëfyer ndryshimet mes të drejtuarit në Spanjë dhe në Angli dhe diferencën mes Realit dhe të tjerëve

Vitet e kaluara tek Reali i Madridit kanë qenë shumë intensive për trajnerin aktual të Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo. Ato kanë lënë gjurmë në karrierën e tij, por dhe në sjelljen e teknikut portugez. Pak ditë më parë ai tregoi se ishte pikërisht rivaliteti mes Realit dhe Barcelonës që shkatërroi dhe marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit aktual të Mançester Sitit, Pep Guardiola. Në një tjetër rrëfim, këtë herë për gazetën portugeze “Record” trajneri i “Djajve të kuq” ka deklaruar se ka qenë gati t’i ulej në gjunjë presidentit të Realit, Florentino Perez për ta lënë të lirë të largohej nga “los blancos”. Zhoze Murinjo ishte i pari trajner që arriti të thyente hegjemoninë e Barcelonës së Pep Guardiolës në Spanjë, duke fituar titullin kampion me Realin dhe vendosur rekord pas rekordi. Mirëpo dështimi në Ligën e Kampioneve çoi në largimin e tij nga Reali në maj të vitit 2013 vetëm një vit pasi kishte firmosur një kontartë të re me gjigantët spanjollë deri në 2016-ën. Murinjo ëstë kthyer të flasë përsëri për këtë temë delikate në karrierën e tij, duke i parë natyrisht gjërat me një sy tjetër dhe krejt i zhveshur nga emocionet.

Largimi nga Reali – “Nuk ka qenë i lehtë largimi nga Reali. Për të qenë i sinqertë, drejtuesit e Relait dëshuironin që të mos largohesha por të vijoja të drejtoja ekipin. Të gjithë në klub, presidenti, drejtori ekzekutiv, administratorët, unë gjithashtu, besonim se vitet më të vështirë kishin kaluar. Ndaj ata dëshironin që unë të vijoja në Bernabeu. Ndaj dua të përsëris me sinqeritet se më është dashur t’i përulem drejtuesve të Realit për të më lënë të lirë. Një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë në Mançester, sepse nuk dua të largohem nga ky klub”- ka thënë Murinjo.

Mançesteri – “Mendoj se në Mançester ka nisur një punë e mirë dhe detyra ime është ta çoj më tej këtë punë duke e kthyer Mançesterin në një ekip sulmues. Gjithçka është pasojë e një simbioze mes trajnerit dhe klubit. Mançesteri është një klub i madh si Reali dhe me shumë ambicie dhe pritshmëri. Për momentin që flasim Mançester Junajtid nuk është klubi më i madh në botë, ne nuk kemi lojtarët më të mirë në botë. Edhe nëse kemi lojtarë të tillë, bëhet fjalë për një apo dy, jo si Reali që ka 8 apo 9 lojtarë botërorë. Por mua më pëlqen ekipi që kam. Sigurisht që rraporet nuk janë të njëjta me çdo lojtar që ke në përbërje. Por e them me krenari se lojtarët që kam në ekip janë fenomenalë, ata janë miq mes tyre dhe për këtë i dua i shumë. Jam i bindur se jemi shumë më mirë se në sezonin e kaluar dhe atmosfera në ekip dhe në klub është e shkëlqyer. Sukseset në sezonin e kaluar ishin shumë të rëndësishëm për ekipin edhe në kuadër të sezonit të ri, ku shpresojmë të shkojmë edhe më lart”- ka thënë Murinjo.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here