Murinjo preferon shqiptarin e Zvicrës, gati oferta

0

Xherdan Shaqiri nuk mundi që të shkonte më larg se në raundin  1/8 në Kupën e Botës, megjithatë Zvicra barazoi me Brazilin dhe fitoi ndaj Serbisë, çka ishin dhe dy nga rezultate që bënë më shumë bujë. Në Rusi mesfushori i lindur nga Gjilani realizoi vetëm 1 gol, saktësisht golin e fitores ndaj Serbisë. Më shumë sesa realizimi, festimi me shqiponjë bëri bujë në gjithë botën, por paraqitja e tij në atë ndeshje ishte në një nivel të lartë.

Nëse në Kupën e Botës gjërat mund të thuhet se shkuan mirë, në kampionat Shaqiri nuk mundi që të qëndronte në Premier League me Stok Sitin e tij. Normalisht që vetë mesfushori anësor nuk preferon që të luaj në ligën e dytë angleze dhe kërkon një aventurë të re, sërish në Angli, diccka që ai e ka shprehur dhe publikisht.

Lajmi i madh vjen nga “The Sun” që raporton se tekniku i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo,  është impresionuar nga paraqitja e gjilanasit në Kupën e Botës, pasi e ka ndjekur nga afër. Jo vetëm kaq, por edhe oferta duket se është gati, pas “djajtë e kuq” janë gati që të ofrojë një shifër prej 12 milion paundësh për shërbimet e Shaqirit.

Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse do të realizohet ky transferim, pasi veç dëshirës së Shaqirit për të qëndruar në Premier League duhet marrë dhe mendimi i Stok Sitit, që do të vendosë nëse do kënaqet me shifrën që ofron Junajtid apo jo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.