Murinjo, Pogba dhe Herrera surprizojnë tajlandezët e mbijetuar

0

Futbolli të dhuron emocione të papërshkrueshme, ndonjëherë një gol i shënuar, herë tjetër një veprim teknik i nivelit të lartë, e disa herë ndonjë sparkatë, ndoshta dhe pak e ashpër, por që frenon kundërshtarin t’i ofrohet zonës me tifozët që shpërthejnë në duartrokitje.

Ka dhe raste kur mjafton një gjest për t’i lumturuar të tjerët. Mançester Junajtid ka kryer një të tillë dhe i ka dhuruar momente të paharrueshme ekipit tajlandez të Wild Boars FC.

I mbani mend djemtë aziatikë, të cilët mbeten të bllokuar në një shpellë për më shumë se dy javë? Ishte muajti qershor i këtij viti, forcat e shpëtimit realizuan një kryevepër, duke i shpëtuar të gjithë. Klubi i Junajtid shkruante atë periudhë një komunikatë në “Twitter”.

Do të donim të ftonim skuadrën e Wild Boars Football Club dhe shpëtimtarët e tyre në ‘Old Trafford’ këtë sezon.”

U tha, u bë. Pas shpëtimit lojtarët, të gjithë mes moshave 11-17 vjeç, ishin akoma të tronditur dhe të lodhur fizikisht për të marrë një udhëtim kaq të gjatë, por momenti i duhur erdhi. Ata kanë fluturuar drejt Mançesterit dhe janë paraqitur në Karington, fushën e stërvitjes së ekipit të Murinjos.

Ky i fundit, bashkë me Pol Pogba dhe Ander Herrera kanë pritur djemtë. Foto, autografe, përqafime dhe shumë buzëqeshje në fytyrat e tajlandezëve. Momente të bukura me idhujt e tyre dhe emocione të forta. Drama e qershorit është lënë pas krahëve, sidomos pas kësaj vizite të veçantë te Mançester Junajtid, që meriton përgëzime dhe respekt për gjestin e fantastik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.