Murinjo: Po luajmë ndeshje pa asnjë vlerë

0

Mançester Junajtid u mund sot në Londër 2-1 nga Totenhemi dhe pas ndeshjes Zhoze Murinjo është treguar i sinqertë, duke pranuar se tashmë “Djajtë e Kuq” nuk kanë nevojë për asnjë ndeshje, përveç finales në Europa League.

Në fund të muajit Junajtid do të luajë fatet e sezonit në finalen kundër Ajaksit dhe trajneri portugez është i përqendruar tek ajo sfidë, që vlen trofeun, por edhe kualifikimin në Champions League.

Me 8 ndryshime në krahasim me ndeshjen e mesjavës së shkuar kundër Seltës, Murinjo pranoi se sfida kundër Totenhemit ishte diçka më shumë se stërvitje: “Nuk ecëm në tym, kur vendosëm si synim triumfin në Europa League. Askush nuk i luan dot dy kompeticione duke pasur vetëm 15 lojtarë, por ne aq kemi në këtë moment. Ne bëmë atë që ishim të detyruar të bënim, ndaj jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sime, luajtën ata që kishin nevojë të luanin dhe pushuan disa të tjerë, përveç atyre që kanë dëmtime.

“Një ndeshje në Premier Ligë në këtë moment është një ndeshje pa asnjë vlerë për ne, nuk duam ta luajmë fare”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here