Murinjo për Van Galin: Vetëm një i çmendur largonte këta lojtarë

0

Mançester Junajtid fitoi dje ndaj Rostovit, por loja ishte zhgënjyese dhe tifozët tundin kokën me dëshpërim: kjo skuadër nuk duket nga ato që të bëjnë optimist për të ardhmen.

Megjithatë, Zhoze Murinjo e ka gati shpjegimin dhe si zakonisht nuk i mungon justifikimi.

“Po luajmë shumë ndeshje, çdo tre ditë, është kalendar i pamundur. Lojtarët janë të lodhur, në kampionatet e tjerë të Europës klubet janë më të mbrojtur dhe ndihmohen më shumë me kalendarin”.

Ndërkaq, portugezi sulmon ashpër paraardhësin e tij Luis van Gal: “Vetëm një i çmendur mund ta bënte kështu skuadrën te Junajtid: janë larguar Di Maria, Uellbek e Çiçarito, të cilët unë nuk do i shisja kurrë, ndërsa u blenë lojtarë inferiorë, që nuk janë për Mançester Junajtid”. Emra Zhozeja nuk thotë, por që kur ka marrë Junajtid, Shneiderlin dhe Depaj kanë bërë valixhet, ndërsa emra si Roho e Marsial nuk po luajnë rregullisht.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image