Murinjo pendohet: Nuk u solla mirë me Shvajnin

0

Nuk ishte blerja e Zhoze Murinjos dhe kishte gjithnjë probleme fizike, dihen arsyet pse Bastian Shvajnshtajger mbeti jashtë skuadre në Mançester këtë sezon, deri sa iku në Amerikë para pak ditësh.

Tani Zhoze Murinjo zbulon pse nuk shkoi mirë me mesfushorin gjerman dhe gjithashtu zbulon çfarë i tha kur Shvajni iku, me një ndjesë për kampionin e botës.

“Kur erdha në Mançester, Bastian kishte probleme fizike dhe ikte shpesh në Gjermani për kurim. Kjo gjë nuk më dukej e drejtë dhe krijonte qejfmbetje në klub, ndaj e nxorra jashtë skuadre.

” Megjithatë, më duhet ta pranoj se nuk u tregova i drejtë me të, sepse u soll si profesionist i vërtetë. Në aspektin njerëzor, më vjen keq për mënyrën si e trajtova.

“Kur më tha se dëshironte të largohej në Amerikë, i thashë: ‘Po, mund të largohesh, sepse gabova një herë, nuk dua të gaboj sërish’. Si njeri, si profesionist, si influencë te grupi, Shvajni ishte fantastik dhe e respektoj”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here