Murinjo Ozilit: Je thjesht një frikacak!

0

Zhoze Murinjo ka pasur një grindje të ashpër me Mesut Ozilin, kur të dy ishin te Real Madridi.

“Je thjesht një frikacak, i cili mendon se të japësh 50% mjafton”, i tha trajneri portugez gjermanit, në një sherr në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka është publikuar nga vetë Ozil, në një libër autobiografik që do të dalë së shpejti në qarkullim dhe po botohet pjesë-pjesë nga Bild.

“Ti mendon se dy pasime të bukura mjaftojnë. Tani var kokën, je thjesht një frikacak pa sedër. Çfarë do bësh tani? Do ikësh të bësh dush e të rregullosh flokët, apo do u tregosh shokëve, tifozëve dhd mua se sa i aftë je?”.

I nervozuar, Ozil hodhi fanellën e ndeshjes drejt Murinjos dge u largua drejt dusheve. Vendimi më i keq në karrierë, kujton Ozil, i cili pak muaj më vonë u largua nga Reali.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image