Murinjo nuk u ankua kot, Junajtid i cakton drejtor

0

Ndryshim historik në klubin e Mançester Junajtid, aty ku kërkojnë të kthehen te trofetë e mëdhenj, por prej disa vitesh regjistrohen zhgënjime, duke përjashtuar triumfin në Europa League.

Dështimi në merkato dhe pakënaqësitë e trajnerit Zhoze Murinjo, për faktin se nuk u afruan lojtarët që dëshironte, do të shoqërohen me një ndryshim historik te Mançester Junajtid. Për herë të parë klubi do të emërojë një drejtor futbolli.

Vendimi u mor pas zhgënjimit në afatin e transferimeve te verës. Murinjo do të mbetet figura kryesore në teori, por tashmë ai do të ketë edhe suportin e drejtuesit të ri.

Posti i ri do të shërbejë si “urë lidhëse” ndërmjet trajnerit dhe hierarkisë së klubit. Në 140 vjet histori, “Djajtë e Kuq” nuk kanë pasur asnjëherë drejtor futbolli si pjesë të strukturave të klubit.

Pas fitores së të premtes në ndeshjen hapëse të kampionatit, kundër Lester Sitit, Murinjo lëshoi një deklaratë misterioze, iu ndër të tjera tha se “Futbolli po ndryshon, tashmë është e kotë të quhemi menaxherë, sepse po bëjmë thjesht trajnerin e parë në ekip”. Me sa duket, klubi po ia heq kompetenca e menaxhimit dhe të ndërhyrjes në merkato.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.